Na ndiqni edhe në

Editorial

Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të

Nga Dritan Hila

Po bëhet gati një vit që Greqia nuk e pranon dorën e shtrirë të Ramës, me gjithë insistimin e tij. Mbase fodullëku grek vjen nga kohë të shkuara ose mbase Micotaqisit vazhdojnë i paraqesin shifra të droguara si qëmoti, por puna është se kohët kanë ndryshuar. Këtë nuk e kuptojnë as disa politikanë apo gazetarë të Tiranës që akoma mendojnë se Greqia bën Diellin dhe Hënën në Tiranë, sikur 10 vite e kusur më parë.

Greqia tashmë është një kufomë ekonomike dhe historia kur i ishte caktuar nga BE pozicioni i kujdestarit të Ballkanit ka perënduar. Ekonomia është tregues dhe shifrat janë kokëforta.

Tashmë Greqia ka të ardhura për frymë 21.066 €. E kanë kaluar shumica e shteteve të ish-bllokut lindor: Çekia, Polonia, Letonia, Lituania, Estonia, Hungaria, Sllovenia. Iku koha kur polakët emigronin për të punuar pllakaxhi dhe hidraulikë në Greqi. Ka mbrapa me fare pak diferencë Rumaninë, Bullgarinë dhe Kroacinë. Rumania ka shkuar tek 18.000€/frymë. Për 3-5 vjet Greqia ngelet rishtas e fundit në BE duke konkurruar për vendin e fundit me Portugalinë.

Shoqëria greke është ekstremisht mediokre. Universitetet dhe institutet greke nuk depozitojnë asnjë patentë. 58.000 mijë në vit depoziton Gjermania.

Prodhimi bruto i Greqisë në vitin 2007 në prag të krizës rezultonte 355 miliardë USD për të rënë çuditërisht në 193 miliardë USD kur llogaritë nisën t’jua mbajnë gjermanët. Ç’ka tregonte falsifikimin e tmerrshëm që kishin bërë për të hyrë në zonën euro dhe vjelë paratë e BE. Sot prodhimi bruto i saj është në nivelin e 219 miliardë USD dhe as në vitin 2028 nuk do ia dalin të kapin volumin e xhiros të Volkswagenit që bën 322 miliardë € në vit.

Ndërkohë borxhi i jashtëm i Greqisë është 370 miliard € dhe në vitin 2028 pritet të shkojë 386 miliardë € ose 134% e GDP. Kjo është e pranueshme për shoqëritë industriale si Japonia, Italia apo SHBA, por jo për një vend që eksporton vetëm ullinj dhe djathë feta. Meqë citova eksportet, Greqia eksporton 50 miliardë €. Kaq është xhiroja e markës Volvo të Suedisë, vend që ka një popullsi të njëjtë me Greqinë. Ndërkohë importon 80 miliardë €. Ato 25 miliardë që fiton nga turizmi, i lë në deficitin eksport import.

Edhe në eksportet e fruta-perimeve Greqia po lihet pas nga Izraeli, Spanja dhe Italia e jugut.

Shifrat janë kokëforta dhe perëndimi i Greqisë është i dukshëm.

Sa i takon Shqipërisë, e vërteta është që ndodhet ende pas Greqisë, por shqiptarët kanë si pikë të fortë emigracionin agresiv. Dikur, Aristotle Onassis, apo sot Stelios Haji-Ioannou, pronar i EasyJet janë emra grekë, ndërsa sot emigracioni masiv është ndaluar tek pikat e sufllaqeve dhe tavernave. Ndërkohë në perëndim emigracioni shqiptar është më kapilar dhe i hapur në fushat e bareve, restoranteve, ndërtimit, pa harruar edhe botën e nëndheshme ku elementi shqiptar është bërë konkurrente e simotrave italiane. Dhe kjo është një para që konkurron GDP-në e Shqipërisë.

Këto mbase nuk i di Micotaqis, por mesa duket Rama i di. Kjo e bën që të mos lëkundet nga pozicioni i tij për bllokimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të Greqisë në Shqipëri, por i shtrin dorën e partneritetit. Sa më shpejt ta kuptojnë grekët që në veri kanë një partner, aq më mirë është. Koha e vasalitetit ka marrë fund./dritare.net