Na ndiqni edhe në

Arkiv

Dy vëllezër shqiptarë dyshohet se janë me koronavirus, në alarm shkolla në Greqi

Dy vëllezër shqiptarë dyshohet se janë me koronavirus,

Dy vëllezër shqiptarë që jetojnë në Korinth të Greqisë dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi.  Dy vëllezërit kanë simptomat e njëjta me ato të koronavirusit dhe në këtë situatë, shkolla ku studiojnë ata ka ngritur alarmin.

Ata kishin qenë së fundmi në Shqipëri, ku takuan babanë e tyre që punon dhe jeton në veri të Italisë, që është prekur shumë nga koronavirusi. Mjekët kanë thënë se vëllezërit kanë simptoma të lehta, ndërsa këshilli i shkollës ka kërkuar pezullim të mësimit./K.C/dritare.net