Na ndiqni edhe në

Arkiv

Do të shkoni në punë të hënën? Rama: Ja oraret kur mund të lëvizni!

Do të shkoni në punë të hënën? Rama: Ja oraret kur
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkruar në Facebook se, të gjithë ata persona që ditën e hënë janë të angazhuar në punë, në sektorin publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe nga ora 16-17:00. Kryeministri shkruan se, automjetet që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, e kanë të ndaluar që të qarkullojnë jashtë orareve të lejuara.

?SAPO KEMI MBARUAR KONSULTIMET E QEVERISË NË DISTANCË!

? TË GJITHË ATA QË DITËN E HËNË DHE NË VIJIM DO TË JENË TË ANGAZHUAR PËR PUNË, NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT, DO TË MUND TË QARKULLOJNË ME AUTOMJETE VETËM DERI NË ORËN 08.00 TË MËNGJESIT DHE NGA ORA 16.00 DERI NË ORËN 17.00 TË PASDITES

? QARKULLIMI I AUTOMJETEVE QË NUK JANË PJESË E SHËRBIMEVE SHTETËRORE NË LËVIZJE APO SHËRBIMEVE PRIVATE QË E KANË TË DOMOSDOSHME LËVIZJEN, DO TË JETË E NDALUAR RREPTËSISHT PËR ÇDO AUTOMJET TJETËR JASHTË FASHAVE TË LEJUARA PËR VAJTJA/ARDHJE NË PUNË

? SHKELJA E REGJIMIT TË QARKULLIMIT TË IMPONUAR NGA KUSHTET E LUFTËS ME ARMIKUN E PADUKSHËM QË KËRKON PENGJE NË FAMILJET TONA, DO TË NDËSHKOHET ME HEQJEN E PATENTËS SË DREJTIMIT PER 3 VJET DHE SEKUESTRIMIN E AUTOMJETIT!

? QEVERIA DO TË PUBLIKOJË NESËR AKTIN - NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA ADMINISTRATIVE QË DO TË HYJNË NË FUQI MENJËHERË, DERI NË PËRFUNDIMIN E KËSAJ LUFTE PËR TË MBROJTUR SA MË FORT JETËN E ÇDO SHQIPTARI

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”,- shkruan Rama.