Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një grua është vrarë me thikë, te sheshi “Azem Hajdari”. Mësohet se, gruaja është vrarë nga bashkëshorti i vet, brenda një byrektoreje. Pas një debati të ashpër ai ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij. Mësohet se autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij./K.Ç/dritare.net