
Vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids”, në Belgjikë
Dritare.net
Një tjetër shqiptare ka triumfuar jashtë. Vajza e Robert Aliajt, Gala ka fituar “The Voice Kids” në Belgjikë. Pas disa javësh konkurrim ajo më në fund e rrëmbeu trofeun e fitores. Këngët që interpretoi në finale, e që i dhanë fitoren janë: ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.
Ndërsa e përshkruan me fjalët më të bukura, gazeta vendase HLN tregon se, tani Gala do të sjellë edhe single-n e saj të parë, informon dritare.net
“Një pamje unike. Një zë fantastik. Dhe falë këtij kombinimi unik, fituese e "The Voice Kids". 15-vjeçarja, Gala Aliaj Dragot vështirë se mund ta besonte atë mbrëmje të premteje, por është më se e gatshme për një jetë në qendër të vëmendjes. "Unë thjesht bëj atë që më bën të ndihem mirë dhe kurrë nuk ndihem e turpëruar, edhe nëse ka komente.”, thotë Gala. Gala do të nxjerrë edhe single-n e saj të parë "Contagious".”- shkruan gazeta.
Gala ka postuar disa foto nga çastet emocionuese dhe këtë triumf të parë po e ndan me babanë e saj që e ka gjithnjë pranë.
Urime Gala, paç vetëm fitore!/K.C/dritare.net

















