Na ndiqni edhe në

Bota

Krijohet një zonë rezidenciale dedikuar të moshuarve. Ja si funksionon!

Krijohet një zonë rezidenciale dedikuar të moshuarve. Ja si

Në Firence është përuruar një godinë për të moshuarit mbi 65-vjeç, brenda së cilës ka klinikë, hapësirë e përbashkët për aktivitete çlodhëse, shërbim gatishmërie gjatë natës për raste urgjente, etj. Ky projekt në Novoli-Senior Housing u inaugurua së fundi, pasi prej vitesh ishte në pronësi të një individi, uzurpuar ilegalisht. Është një kompleks unik që synon t'u përgjigjet nevojave të reja në lidhje me plakjen demografike, e krijuar për të përmbushur nevojat e njerëzve 65-vjeç, e cila ofron 37 apartamente të gatshme për t'u banuar. Apartamentet janë me dy ose tre dhoma, të ndritshme dhe me ajër të kondicionuar, të pajisura me aneks kuzhine, TV, wifi dhe fibra optike. Oferta përfshin një kontratë qiraje 4+4 me tarifë mujore që varion nga 1265 deri në 1470 euro në varësi të llojit të banesës (priten apartamente nga 50 deri në 70 metra katrorë). Oferta përfshin qiranë, duke përfshirë tarifat e bashkëpronësisë, dhe shërbime të shumta bazë sociale dhe shëndetësore.

Banesat!

Ndër banoret e para është Manuela Sabatini, e cila gjeti një zgjidhje novatore për nevojat e familjes së saj. Duke jetuar me burrin e saj dhe një nënë me sëmundjen Alzheimer, asaj iu desh të përballej me vështirësinë për të gjetur një mjedis të përshtatshëm për nevojat e tyre.

“Nëna ime mund të gëzojë më shumë vëmendje duke jetuar në godinë edhe të përfshihet në aktivitete rekreative. Në të njëjtën kohë ne mund të takojmë njerëz të rinj, të bëjmë dhe të propozojmë iniciativa, të bëjmë miq, t'u japim një dorë atyre në nevojë në një frymë solidariteti”, shprehet ajo.

Inaugurimi!

Projekti Villaggio Novoli u krijua falë bashkëpunimit midis Konsorciumit Fabrica, Konsorciumit Co&So dhe kontributit të Fondacionit Cr Firenze, i cili do të mbështesë ata me ISEE të ulët për t'i ndihmuar ata të paguajnë qiranë. Pas një viti pune, ndërtesa u përurua në prani të Lorenzo Terzani, president i Konsorciumit Fabrica, Giacomo Billi, president i Co&So, Francesca Bottai, president i Il Girasole, Maria Oliva Scaramuzzi, nënkryetar i Fondazione Cr Firenze, Eugenio Giani, presidente e Rajonit të Toskanës, Sara Funaro, Këshilltare e Mirëqenies së Bashkisë së Firences ./M.K-dritare.net