Na ndiqni edhe në

Bota

Mbreti Charles shtrohet në spital

Mbreti Charles shtrohet në spital

Mbreti Charles është detyruar të anulojë një sërë angazhimesh pasi u shtrua sot në spital për trajtimin e tij të vazhdueshëm ndaj kancerit.

Monarku, 72-vjeçar, u kthye sonte në Clarence House dhe burime e përshkruajnë këtë situatë tani si një gungë e vogël në një rrugë që po shkon në drejtimin e duhur.

Megjithatë, për të mbrojtur dhe për t'i dhënë përparësi rikuperimit të tij të vazhdueshëm ai ka anuluar një varg angazhimesh në Birmingham që ishte thënë se do të mbaheshin nesër.

Burimet këmbëngulën se nuk kishte asgjë dramatike dhe e përshkruan vizitën e shkurtër në spital këtë mbrëmje si pjesë e programit të trajtimit.

Më shumë se një vit pasi kishte njoftuar se ai ishte diagnostikuar me një formë të panjohur të kancerit, mbreti është ende duke u trajtuar ndërsa po ndërmerr një program të ngjeshur angazhimesh publike.

Charles ka vazhduar me detyrat e tij pavarësisht se po përballet me një sfidë personale që nga viti 2024, kur ai dhe Princesha e Uellsit u diagnostikuan me kancer./K.C/dritare.net