Foto/ Si e përjetuan mbështetësit e Harris, humbjen e saj përballë Donald Trump!
Dritare.net
Ka një ndjenjë zhgënjimi në Thulasendrapuram, një fshat i vogël në Indinë jugore, ku familja e nënës së Kamala Harris ka lidhje stërgjyshore. Të gjithë banorët e këtij fshati prisnin që Harris të fitonte dhe të zgjidhej presidentja e SHBA-së për katër vitet e ardhshme.
Banorët kanë ndjekur me vëmendje rezultatet dhe shpresonin për një fitore të Harris, duke bërë lutje speciale hindu për të në tempull. Disa po planifikonin ndiznin fishekzjarrë dhe të shpërndanin ëmbëlsira nëse ajo do të fitonte.
“Ne jemi të trishtuar për këtë. Por çfarë mund të bëjmë? Ishte në duart e votuesve të atij vendi. Ata bënë që Trump të fitojë. Ne mund t'i urojmë vetëm suksese Trump për fitoren e tij”, tha J. Sudhakar.
Ndërsa rezultatet u bënë më të qarta, një grumbull gazetarësh që ishte vendosur jashtë tempullit të fshatit gjithashtu u shpërnda shpejt. Fshati, brenda pak orësh u boshatis dhe u bë pothuajse i shkretë, pasi banorët refuzuan të qëndronin më para ekranit për të ndjekur rezultatet./M.K-dritare.net