Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Beteja për Bashkinë e Tiranës, Rama mbledh socialistët të shtunën!

Beteja për Bashkinë e Tiranës, Rama mbledh socialistët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”, vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së, të zhvilluar më 14 nëntor në Gjirin e Lalzit.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë organizimi i strukturave socialiste në kryeqytet dhe strategjia për zgjedhjet e ardhshme vendore, ku gara për Bashkinë e Tiranës pritet të marrë vëmendjen kryesore.

Gjatë Asamblesë së fundit Kombëtare, Rama kërkoi mobilizimin e strukturave të partisë, ndërsa sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, prezantoi ndryshimet organizative. Në kuadër të tyre, Ervin Demo dhe Albana Koçiu u caktuan në drejtimin organizativ të socialistëve të Tiranës.

Mbledhja e së shtunës zhvillohet në një moment kur situata në Bashkinë e Tiranës dhe marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes politike./dritare.net