Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirus/ Basha: Personeli mjekësor po punon me maska të skaduara

Koronavirus/ Basha: Personeli mjekësor po punon me maska të skaduara
Në një dalje për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha deklaroi se personeli mjekësor, po rrezikohet me maska të skaduara. Nuk është koha për panik, tha kreu i opozitës, por sipas tij duhet të kemi kujdes. Ai deklaroi se mjekët do të jenë viktimat e para dhe transmetuesit e këtij virusi, pasi ata sipas Bashës po përdorin maska të skaduara.

“Dua të ndaj një shqetësim të jashtëzakonshëm. Personeli shëndetësor rrezikon me maska të skaduara. Ata kthehen në viktimat e para dhe transmetues të virusit te qytetarët. Kjo është papërgjegjshmëri totale. Spitalet janë totalisht të papërgatitura për fluksin, e kam fjalën për ata që do kenë nevojë për trajtim në kushte spitalore. Kapacitetet aktuale nuk kalojnë 120 njësi të përgatitura për të trajtuar 120 të infektuar, që ju kërcënohet jeta. Kjo është kronikë e një dështimi”, tha Basha në deklaratën për shtyp./L.F-dritare.net