Anila Kadija, shqiptarja që prej 33 vjetësh mban gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe në Britani!
Dritare.net

Prej më shumë se pesë vjetësh Klubi Shqiptar i Kulturës dhe Librit ( Albanian Book Lovers Culture Club) i pari në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka krijuar traditën jo vetëm të promovojë gjuhën shqipe me të rritur por edhe të krijojë mundësi të veçanta takimesh me autore shqiptare të spikatura në lëmin e letërsisë dhe krijmtarisë publiciste.
Ky klub është ideuar nga Anila Kadija e cila prej 33 vjetësh në diasporë mbron, kultivon dhe përhap vlerat shqiptare. Por, mbi të gjitha në fushën e gazetarisë dhe mësuesisë ajo përhap dashurinë për gjuhën amtare përtej kufirit.
Mbrëmë, në Akademinë Mbretërore të Muzikës, një nga mjediset artistike më të bukura të Londrës, u organizuar edicioni i tretë “ Pena Që Lëvron Jetë”.
Një bisedë me vlera filozofike, për lirinë dhe dinjitetin, me autoren dhe profesoren Lea Ypi.
E pasuroi këtë takim përformanca me pjesë nga Johann Sebastian Bach dhe Tonin Arapi nga violonçelistet, profesoresha Brikelda Syla dhe e reja Isabella Bejko.
Rrugëtimi i këtij aktiviteti ishte në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Të pranishëm Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Z.Uran Ferizi dhe përfaqësues të trupit diplomatik të Ambasadës së Kosovës.
Kjo mbrëmje e mbushur me entuziazëm dhe interesim e afroi më shumë lexuesin me krijmtarinë letrare të Leas duke e njohur edhe nga afër atë./dritare.net