Meta kërkon sërish lirimin nga burgu, i drejtohet Gjykatës së Lartë
Tuesday 8 September 2026, 16:04
Dritare.net

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar sërish drejtësisë me kërkesën për t’u liruar nga qelia.
Ish-presidenti ka dorëzuar këtë të martë në Gjykatën e Lartë një kërkesë për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Meta ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion në tre raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në të njëjtën çështje të pandehur janë edhe Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, të cilët kanë masa sigurie më të lehta se ajo e vendosur ndaj Metës.
Kreu i Partisë së Lirisë ka pretenduar përmes avokatëve të tij se qëndrimi në burg po e pengon të ushtrojë aktivitetin politik./dritare.net