Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Dhjetë ditë afat për regjistrimet në kopshte/ Ja lista me dokumentet që nevojiten për aplikim!

Dhjetë ditë afat për regjistrimet në kopshte/ Ja lista me

Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se kanë nisur procedurat për prindërit të cilet duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe e kopshtet publike. Megjithatë koha është e limituar ndaj prindërit duhet të nxitojnë që brenda këtyre dy javëve të bëjnë gati dokumentacionin për ta dorëzuar atë në kopshtin më të afërt.

Duke qenë se edhe vendet janë të limituara, shumë herë më pak se kërkesa, mundësia e pranimit është e ulët. Por, ka disa kategori që përveçse trajtohen me prioritet, me regjistrimin në kopshtet publike i shmangen edhe tarifës ditore

"Pas përfundimit të regjistrimit në çerdhet publike, Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës njofton të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve duan të frekuentojnë kopshtet publike, të kryejnë aplikimin brenda datës 24 qershor “Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet publike të Bashkisë së Tiranës për sezonin 2022–2023 bëhen në datat 13–24 qershor 2022, ora 09:00–14:00, në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë. Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë. Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija. Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim”, shkruhet në njoftim.

Bëhet fjalë për një çertifikatë personale të fëmijës dhe familjes, vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar të prindit ose kujdestarit ligjor vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe vërtetim banimi. Ky i fundit është edhe kushti primar për caktimin e kopshtit që do të ndjekë fëmija, pasi në jo pak raste, prindërit synojnë t’i afrojnë zakonisht pranë vendit të punës. Gjithashtu, kusht për pranimin e fëmijës është të qenët e dy prindërve në marrëdhënie pune.

Si çdo vit, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve bën publike një listë kategorish prioritare që përfitojnë përpos vendit në kopsht, edhe shërbim falas. Më konkretisht, janë gratë kryefamiljare, fëmijët jetimë, ata me aftësi të kufizuara (ose prindër të tillë), të komunitetit rom-egjiptian, ose nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Secila nga kategoritë e lartpërmendura, që të përfitojë shërbimin duhet të bindë me dokumentacionin përkatës kategorinë së cilës i përket./M.K/dritare.net