Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

17-vjeçarja dhunohet dhe filmohet nga bashkëmoshataret

Një 17-vjeçare është dhunuar nga bashkëmoshatarët në Fier. Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026, në banesën e një 19-vjeçareje në Fier, por sot janë publikuar pamjet filmike. Sipas policisë, 17-vjeçarja është paraqitur po atë ditë në Komisariatin e Policisë së bashku me nënën e saj dhe ka denoncuar se ishte dhunuar dhe filmuar nga 19-vjeçarja dhe dy vajza 15-vjeçare.

Pas kallëzimit, tre të dyshuarat janë shoqëruar në komisariat, ku dyshohet se kanë pranuar ushtrimin e dhunës ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta. Ato thonë se vajza ishte thirrur në banesë për të sqaruar një konflikt mes tyre, por takimi ka përfunduar me sulm fizik, ndërsa njëra prej të pranishmeve ka regjistruar pamjet e ngjarjes.

Po ashtu më 28 qershor, njëra prej 15-vjeçareve është arrestuar pas një kallëzimi të bërë nga nëna e saj, e cila ka deklaruar se ishte dhunuar fizikisht nga e bija. Pas procedurave ligjore, e mitura është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

Familjarët e 17-vjeçares kanë shprehur shqetësim për gjendjen e saj psikologjike pas dhunës së përjetuar dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila thotë se ka nisur procedimin në gjendje të lirë. Po ashtu, sipas uniformave blu, njëra prej vajzave është arrestuar dhe është dërguar për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.

Denoncimi në polici është bërë nga vajza e dhunuar 17 vjeçare dhe nëna e saj.

Njoftimi i policisë:


Nisur nga sensibiliteti i lartë publik i krijuar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së një ngjarjeje të ndodhur më datë 08.06.2026, si dhe pas reagimeve dhe interesit të madh të qytetarëve në drejtim të adresave zyrtare dhe rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Fier e konsideron të nevojshme të risqarojë opinionin publik mbi masat e marra dhe veprimet e kryera nga strukturat e Policisë në lidhje me këtë rast, dhe më konkretisht:

Më datë 08.06.2026, një shtetase 17 vjeçe është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, së bashku me nënën e saj, dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e shtetases L. L., 19 vjeçe, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare.

Menjëherë pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me parashikimet ligjore.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasja L. L., 19 vjeçe, si dhe 2 shtetaset e mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre, shtetases së mitur 17 vjeçe, për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve, më datë 09.06.2026, materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të 3 shtetaseve të mësipërme./K.C/dritare.net