Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

11 ngjyrat e veshjes që zbulojnë personalitetin tuaj!

11 ngjyrat e veshjes që zbulojnë personalitetin tuaj!
Edhe nëse veshjet tuaja janë të mbushura me rroba të ngjyrave të ndryshme, gjithmonë ekziston ngjyra që i jepni një preferencë më të madhe sepse ndiheni më shumë të rehatshme dhe të sigurt në të. Ajo është ngjyra që pasqyron karakterin tuaj, informon dritare.net

1.Ngjyra kafe

Ngjyra kafe është ngjyra e tokës, ngjyra e diçkaje të besueshme, të fortë dhe të qëndrueshme. Një vajzë me një fustan ngjyrë kafe ose një burrë në një xhaketë kafe japin përshtypjen e një personi të besueshëm, inteligjent dhe racional.

2. Ngjyra Blu

Bluja është ngjyra më e mirë për ta veshur  në një intervistë pune, sepse ajo tregon besueshmëri. Prandaj, shumë uniforma pune ose kostume biznesi janë me ngjyrë blu.

3)  Jeshile

Shkencëtarët thonë se ngjyra jeshile mbështetet në një humor të mirë. Ndoshta është dhe fakti që ngjyra jeshile buron nga lidhja e saj me natyrën. Personat që preferojnë ngjyrën jeshile janë të kujdesshëm, të mirë dhe kanë një zemër të butë.

4) Ngjyra vjollcë

Kur veshim ngjyrën vjollcë tregojmë kreativitetin, depërtimin dhe dashurinë për artin. Sipas ekspertëve, njerëzit që veshin këtë ngjyrë janë emocionalë dhe të ndjeshëm. Ata janë të ëmbël dhe njihen si të paparashikueshëm.

5) E kuqija

E kuqija është ngjyra e pasionit dhe e fuqisë. Ju duhet të jepni preferencë ndaj kësaj ngjyre nëse doni të bindni apo t’i lini përshtypje dikujt. Çdo hije e ndritshme e ngjyrës së kuqe tërheqë vëmendjen.

6) E verdha

E verdha është ngjyra e lumturisë dhe e diellit, rrit përqendrimin dhe vëmendjen. Ngjyra e verdhë në veshje shpesh përdoret nga njerëz aktivë dhe që janë krijues, informon dritare.net

7) Ngjyra e bardhë

E bardha është simboli i lirisë, pastërtisë, pafajësisë dhe thjeshtësisë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz vendosin të blejnë diçka të bardhë kur fillojnë diçka të re në jetën e tyre ose hyjnë në një kapitull të ri.

8) Roza

Roza e butë është ngjyra që veshin zakonisht femrat e qeta, dhe të ngrohta. Njerëzit që e duan ngjyrën rozë janë romantikë dhe optimistë.

9) Ngjyra portokalli

Portokallia gjithmonë jep një atmosferë të ngrohtë dhe të gëzueshme. Ata që duan të veshin ngjyrën portokalli janë optimistë, energjikë, të gëzuar si dhe janë të etur për ndryshim.

10 ) Ngjyra Gri

Gria është ngjyra e ekuilibrit, simbol i qetësisë, dimensionalitetit dhe pjekurisë. Por në shumicën e rasteve, një person që preferon ngjyrën gri është dikush që nuk i pëlqen të tërheqë vëmendjen dhe përpiqet të jetë neutral.

11) E zeza

Psikologët thonë se ngjyra e zezë është perceptuar nga të tjerët si një tregues i prestigjit, fuqisë, seriozitetit dhe inteligjencës. Njerëzit të cilët preferojnë të veshin rroba të zeza janë ambiciozë, emocionalë, por edhe të ndjeshëm./Desina.Myrtollari-Dritare.net