Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 ekuacionet që ndryshuan botën

10 ekuacionet që ndryshuan botën
Një ekuacion është një barazim matematikor i formuar nga dy shprehje që kanë një ose më shumë të panjohura që mund të zgjidhen përmes një sërë operacionesh matematikore. Matematika është një nga shkencat formale më të pakuptuara nga shoqëria e megjithatë më bazikja për të kuptuar botën që na rrethon dhe universin. Pa këtë shkencë abstrakte nuk do të ishte e mundur zhvillimi ose vërtetimi i dijeve që kemi në fusha si fizika, kimia, inxhinieritë madje edhe në mjeksi dhe shkencat sociale. Ndoshta ekuacionet janë të panjohura për njerëzit që nuk e studiojnë këtë fushë apo që nuk kanë interes për temën, por kultura popullore bën që emrat e tyre të jenë të njohur në çdo pjesë të botës. Me qëllimin për të bërë pak më të afërt punën e matematikënave, fizikantëve dhe inxhinierëve shkencëtari Ian Stewart  ka bërë një listë të disa ekuacioneve që ndryshuan botën./ Bota.al