Zgjedhjet në Universitete/ Ja kush fitoi në rang vendi!
Dritare.net
Sakaq, deri më tani kanë dalë rezultatet për disa Universitete, ndërsa për UT-në duket se në avantazh është kandidati Mynyr Koni, i cili garon përballë Klodeta Dibrës. Qendrat e votimit, u hapën në orën 08:00 dhe zgjati deri në 16:00, ndërsa pjesëmarrja në Universitetin e Tiranës ishte 98 %.
Universiteti Politeknik, Andrea Maliqari fiton me votat e pedagogëve në garën për Rektor.
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë zgjidhet Jorgaq Kacani
Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit zgjidhet Vladi Koliqi
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike zgjidhet Ligoraq Nikolla
Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit zgjidhet Gëzim Hasko
Dekan i Fakultetit të Gjeologji-Minierave zgjidhet Vasil Jorgji
Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencave zgjidhet Fatos Hoxha
Universiteti i Elbasanit, Skënder Topi Zgjidhet Rektor
Ndërkaq në Elbasan ka përfunduar numërimi dhe rektor është zgjedhur profesor Skënder Topi, i cili ishte edhe kandidati i vetëm. Mësohet se Topi ka fituar 92% të votave.
Numërimi për stafet akademike në UT, Koni mund Dibrën
Rreth orës 20:00 të mbrëmjes ka përfunduar numërimi i votave për stafet akademike në Universitetin e Tiranës. Nga numërimi ka rezultuar se kandidati për Rektor, profesor Mynyr Koni ka marrë 460 vota, kundrejt Klodeta Dibrës e cila ka marrë 243 vota. Ndërkaq pritet numërimi i votave të studentëve.
Por vota e studentëve ka 10% të peshës në rezultat, ndërsa vota e pedagogëve 90%, çka tregon se rezultati është e vështirë të përmbyset, nisur nga diferenca e madhe mes dy kandidatëve.
Ali Jashari zgjidhet rektor i Universitetit Korçës
Ka mbaruar numërimi i votave për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Korçës, ku fitues rezulton Ali Jashari. Ai ka marrë 78 vota, kundrejt kandidatit tjetër për rektor, Lorenc Konomi që mori 68 vota.
Pjesëmarrja në Fakultete
Fakulteti i Shkencave Sociale 94.8 %
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 98 %
Fakulteti Ekonomik 99 %
Fakulteti i Drejtësisë 97 %
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 98 %
Fakulteti Histori-Filologji 99 %
Departamenti Edukimit Fizik 100 %
Instituti i Fizikës Bërthamore 100 %
Filiali Kukës 100 %
Filiali Sarandë 100 %