Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zarife Hasanaj nuk është e para efektive shqiptare, që humb jetën në krye të detyrës

Zarife Hasanaj nuk është e para efektive shqiptare, që humb
Efektivja, Zarife Hasanaj ka humbur jetën pas shpërthimit të një mine, në Letoni. 27-vjeçarja së bashku me 8 efektivë të tjerë shqiptarë, ndodheshin në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, që marrin pjesë në misionin e NATO-s për demontimin e minave luftarake.

Ndërkohë, ky nuk është rasti i parë që një ushtarak shqiptar humb jetën në krye të detyrës, gjatë misionit luftarak.

Në shkurt të 2012-ës, një oficer i ushtrisë shqiptare, Feto Vogli, mbeti i vrarë në Afganistan, pas një sulmi të papritur ndaj njësisë amerikano-shqiptare, në Kandahar.

Njësia u qëllua nga një njësi policësh afganë. Ushtarakët shqiptarë ndodheshin në fshatin Rabat duke shoqëruar dhe siguruar një mision të USAID-it, i cili po zhvillonte një takim për të parë mundësitë e ndërtimit të dy shkollave dhe një qendre shëndetësore atje. Papritur dhe në rrethana ende të paqarta ata janë gjetur nën breshërinë e armëve. Të paktën 5 automatikë dhe në mitraloz i lehtë kanë qëlluar drejt tyre duke plagosur rëndë dy ushtarakët shqiptarë si dhe një pjesëtar të forcave amerikane./K.C/dritare.net