Na ndiqni edhe në

Editorial

Xhevit Hysenaj: Ja sa të punësuar ka në industrinë e bimëve medicinale!

Xhevit Hysenaj: Ja sa të punësuar ka në industrinë e
Emisioni "Dritare me Rudinën" këtë të martë kishte temë turizmin. Një rëndësi e veçantë në emision iu kushtua edhe bimëve medicinale dhe tregtimit të tyre në Shqipëri dhe jo vetëm. Xhevit Hysenaj kryetari i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve të bimëve mjekësore, i ftuar në emision tha se, shumë prej bimëve mjekësore i shesin jashtë.

"Shumë prej bimëve mjekësore i sheshim jashtë. Kompanitë tona kanë arritur të marrin një certifikatë për sigurinë ushqimore. Neve na duhet certifikatë sigurie edhe nga jashtë, jo vetëm në Shqipëri. Kemi bërë  një luftë të jashtëzakonshme ndaj kompanisë, me ministrin e Mjedisit, për të ndryshuar disa probleme legjislative që janë këtu.",- tha Hysenaj.

Përsa i përket numrit të të punësuarve në këtë industri, Hysenaj tha se, llogariten rreth dymbëdhjetë mijë e pesëqind persona të punësuar, me kohë  të plotë.

"Ne llogarinë e bëjmë me kohë të plotë, me ditë pune. Dhe po të llogarisim 350 ditë pune, në një vit, ne kemi 12 mijë e 500 të punësuar me kohë të plotë. Pastaj me part time, në 3 muaj do të jenë 3 herë më shumë dhe venë në 40 mijë. Po ta ndajmë vetëm në një muaj vete në 150 mijë. Kjo industri është bërë e përfillshme, dhe do të bëhet më shumë nëse ministrat përkatës do të vazhdojnë të na mbështesin, siç po bëjnë në këto momente. Unë them se është një industri vendimtare për shumë krahë punë, në zonat më rurale.", u shpreh më tej ai./K.C/dritare.net

Një aksidenti me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Shën Avlash. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në këtë zonë.