Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama kërkon shkarkimin e gjithë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve të institucioneve shtetërore në qarkun e Durrësit, duke vijuar kështu fushatën e vetëpastrimit në radhët e administratës publike. Pas ndërhyrjeve në Vlorë dhe Fier, Durrësi bëhet qarku i tretë ku shefi i qeverisë kërkon një rifreskim të plotë të strukturave drejtuese.

“Vetëpastrimi dhe vetëlehtësimi i brendshëm është i domosdoshëm. Ka ardhur koha për sy të freskët dhe energji të reja në administratë,” është shprehur Rama në një nga komunikimet e tij të fundit.

Ky vendim vjen pas kritikave për performancën e ulët të disa institucioneve dhe për nevojën e një qasjeje më dinamike ndaj sfidave të zhvillimit lokal. Rama thekson se ndryshimet nuk janë ndëshkim, por pjesë e një procesi të ri për të çuar përpara transformimin e qyteteve shqiptare./K.C/dritare.net