Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama i përgjigjet prokurorisë së Shkodrës për çështjen e Thethit

Rama i përgjigjet prokurorisë së Shkodrës për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratës së Prokurorisë së Shkodrës, pas skandalit të ndërtimit të paligjshëm në zonën turistike të Thethit, që përfshin edhe një person me precedent penal, i njohur si “Gjeli”.

Rama njoftoi se të gjitha kabinat e ngritura nga personi që plagosi një qytetar në Theth do të sekuestrohen dhe kalojnë në pronësi të shtetit, ndërkohë që skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet pa i dhënë zgjidhje përfundimtare situatës në këtë zonë të mbrojtur.

"LIVE nga Thethi
Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
POR NA DOLI PROKURORIA E SHKODRËS me deklaratë duke mbajtur anën e Gjelit, me teorinë që ato ngrehina qenkeshin pa themele e ai liqen betoni në livadh qenkej i pafajshëm, kështu që Policia e Shtetit e paska pasur gabim që ka kërkuar ndjekje penale për autorin e asaj masakre
Deklarata e Prokurorisë Shkodër meriton një vëmendje të veçantë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sepse e zgjeron skandalin “Gjeli” duke hedhur hije mbi aftësinë e asaj prokurorie për të arsyetuar logjikisht, e jo më
pastaj për të vepruar ligjërisht.", thuhet në reagimin e Ramës./K.C/dritare.net