
Rama takim në Fier, kërkon dorëheqjen e drejtuesve lokalë
E Martë 8 Korrik 2025, 17:05
Dritare.net
Pas vizitës në Vlorë, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit vendorë në Bashkinë Fier, ku shprehu pakënaqësi për performancën e tyre. Ai kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të bashkisë dhe institucioneve që nuk kanë përmbushur detyrat e tyre.
Dorëheqjet do të dorëzohen në grup, por nuk pritet që të gjithë të shkarkohen, pasi vendimet do të bazohen në vlerësimin e performancës së secilit drejtues.
Gjatë takimit, kryeministri Rama kritikoi ashpër zaptimin e hapësirave publike, mungesën e pastërtisë në qytet dhe mosrespektimin ndaj qytetarëve./K.C/dritare.net

















