Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ervin Salianji reagon pas lirimit nga burgu

Ervin Salianji reagon pas lirimit nga burgu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për herë të parë pas lirimit me kusht nga burgu. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Salianji tha se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 17:00.

Vendimi për lirimin me kusht të tij u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane, të cilët shqyrtuan raportin e Shërbimit të Provës. Raporti rezultoi pozitiv, duke bërë që gjykata të pranojë kërkesën e Salianjit.

Ish-deputeti demokrat ndodhej në vuajtje të dënimit që prej tetorit të vitit 2024, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Pas përmbushjes së dy të tretave të dënimit, Salianji kërkoi lirimin me kusht, duke deklaruar se është viktimë e një procesi të motivuar politik. Ai pritet të japë më shumë detaje në konferencën e paralajmëruar për këtë pasdite./K.C/dritare.net