
Ervin Salianji është liruar nga burgu. Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Fier ka pranuar këtë të hënë kërkesën për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike. Seanca gjyqësore u zhvillua në orën 11:00, ku trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane shqyrtoi raportin e përgatitur nga Shërbimi i Provës. Pas vlerësimit të rrethanave dhe dokumentacionit përkatës, gjykata vendosi të lejojë lirimin me kusht të Salianjit, duke i dhënë fund vuajtjes së dënimit të tij me burg.
Ervin Salianji ishte dënuar me 1 vit burg në lidhje me çështjen e njohur si “Babalja”, ndërsa arrestimi i tij kishte ngjallur debat të gjerë në opinionin publik dhe reagime të forta politike, sidomos nga radhët e opozitës. Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Fierit, ai mund të rikthehet në jetën e tij publike dhe politike, nën kushtet që parashikon ligji për lirimin me kusht./K.C/dritare.net

















