Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vodhën 12 biznese në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

1781353659_vjedhje.jpg

Një 21-vjeçar në Lezhë është vënë në pranga për vjedhjen e xhirove ditore të 12 bizneseve në qytet.


Policia ka arrestuar Manuel Medjan, ndërsa bashkëpunëtori i tij, 26-vjeçari Elger Uka, është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Llogaritë”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një sërë vjedhjesh në qytet, gjatë muajve të fundit.


Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, kapet 21-vjeçari dhe punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në qytetin e Lezhës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin e koduar “Llogaritë”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. U., 26 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore, në 12 subjekte.

Punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.