Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Protestuesit ndezin zjarre në Rrugën e Durrësit dhe te Mine Peza

Video/ Protestuesit ndezin zjarre në Rrugën e Durrësit dhe te

Protesta në Tiranë vijon prej më shumë se katër orësh, ndërsa situata është tensionuar me ndezjen e disa vatrave të zjarrit në mes të rrugës, në zonën e Mine Pezës dhe në Rrugën e Durrësit.

Protestuesit po djegin reklama dhe tenda në zonat ku janë përqendruar, duke shkaktuar situatë të rënduar në rrugët ku po zhvillohet tubimi.

Ndërkohë, forca të shumta policie vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri. Në terren janë edhe katër autobotë me presion uji, në kuadër të masave për menaxhimin e situatës./K.C/dritare.net