Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Momenti kur protestuesit shkatërrojnë "Iute Credit", reklamat dhe sinjalistikën rrugore

Video/ Momenti kur protestuesit shkatërrojnë "Iute Credit",

Protesta në Tiranë, shkatërrohen bizneset dhe sinjalistika rrugore, protestuesit u vënë flakën orendive


Protesta në Tiranë është shoqëruar me akte shkatërrimi në disa zona të kryeqytetit, veçanërisht në Rrugën e Durrësit dhe te Mine Peza. Përveç zjarreve të ndezura në mes të rrugës, dëmtime kanë pësuar edhe biznese private, reklama dhe shenja rrugore.

Një nga bizneset e prekura është filiali i institucionit financiar “Iute Credit”, në hyrje të Rrugës së Durrësit, i cili është shkatërruar nga protestuesit.

Pamjet tregojnë persona që hyjnë dhe dalin nga ambientet e filialit, duke nxjerrë mobiliet dhe orenditë, të cilat më pas i hedhin në zjarret e ndezura në rrugë.

Dëmtimet nuk janë kufizuar vetëm te bizneset. Protestuesit kanë shkatërruar gjithashtu reklamat e vendosura përgjatë rrugëve dhe sinjalistikën rrugore, ndërsa në disa pika kanë krijuar vatra zjarri duke djegur edhe tenda e materiale të tjera.

Situata është tensionuar ndërsa tubimi ka vijuar për më shumë se katër orë. Në terren kanë qëndruar forca të shumta policie, përfshirë katër autobotë me presion uji, në gatishmëri për të ndërhyrë dhe për të menaxhuar situatën./K.C/dritare.net