
Video nga ‘97: Berisha na bëri atë që s’na bëri as fashizmi
Dritare.net

Këto pamje të Associated Press që na kthejnë 20 vite pas në kohë ju njohin me anarkinë që kishte pushtuar Sarandën. Rrugë të bombarduara, mitraloza, antipredha që kërcisnin në cdo orë të ditës, në sheshe plot me njerëz. Askush nuk i kursente municionet. Fëmijët e pranishëm me rebelët që demonstronin forcën me armë në duar. Në 6 Mars të vitit 1997, rebelët pushtojnë rrugën kryesore e cila lidhte Delvinën dhe Sarandën. Qëllimi i tyre ishte të ndalonin hyrjen e autoriteteve zyrtare. Të armatosur qytetarët kanë në dorë cdo gjë, kontrollojnë cdo makinë e cila hynte dhe dilte nga qyteti. Armët dhe tanket ndosheshin kudo në cdo rrugë. Ndërsa lideri i partisë Republikane në këtë zonë shprehet se njerëzit do të luftojnë deri në vdekje nëse presidenti Berisha dërgon trupat e tij. Dhe qytetarët janë gati të luftojnë kundër trupave të Sali Berishës./tema
“ Apo ju bashkohen të tjerë njerëz” pyet AP. “ Çdo ditë çdo ditë çdo ditë, të gjithë nga të gjitha qytetet dhe fshatrat. Siç e shihni edhe të vegjlit janë me ne” shprehet rebeli. Qytetarët në Sarandë kanë marrë në mbrojtje qytetin ndërsa qindra të armatosur ndodhen në port dhe kanë pozicionuar tre tanke,ku nuk mungojnë edhe armët e tjera.

















