Video intime të Adrian Hilës, merren në pyetje edhe 3 vajza të tjera
Dritare.net
]

Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të publikohen video intime të kompozitorit Adrian Hila me artiste të ndryshme, ende nuk ka një përgjigje zyrtare se kush i ka nxjerrë dhe shpërndarë pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Në kuadër të hetimit, këtë të martë, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka marrë në pyetje edhe tre vajza të tjera, të cilat shfaqen në videot e publikuara online.
Sipas burimeve, edhe ato kanë dhënë deklarime lidhur me marrëdhënien e tyre me kompozitorin, ndërsa përgjegjësinë për publikimin e pamjeve e shohin përtej tij. Vajzat kanë ngritur dyshime ndaj personave që mund t’i kenë shpërndarë ose komentuar videot.
Për ngjarjen, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori, ku po hetohet për disa vepra penale, mes tyre “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Hetimet vijojnë për të zbardhur se si janë siguruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kush qëndron pas publikimit të tyre në internet./dritare.net