Na ndiqni edhe në

Arkiv

Video/ Dështon izolimi në BB, publikohet videoja e Damianos duke takuar miqtë pas daljes nga shtëpia

Video/ Dështon izolimi në BB, publikohet videoja e Damianos duke
Pak kohë më parë Damiano u fut në shtëpinë e çifteve së bashku me Donjetën por kjo e fundit kërkoi daljen nga "Big Brother" për arsye ende të paditura.

Por sipas rregulave të caktuara banori i cili del jashtë nuk mund të rikthehet më në pranine e konkurenteve të tjerë, megjithatë ndryshe ka ndodhur me Damianon.

U tha që ishte në izolim të plotë për shkak se ishte në votim nga publiku, i cili do vendoste për rikthimin apo jo të tij edhe njëherë brenda shtëpisë së vëzhguar 24 orë në 24 nga kamerat.

Por, një video e publikuar para 3 ditësh në YouTube ka ngritur shumë dyshime për thyerje rregullash në “Big Brother”. Damiano shihet nën shoqërinë e dy prej miqve të tij, njëri prej tyre, i cili është aktori i ri Drilon Hoxha. Edhe pse videoja shkruan “vetëm shaka”, sërish nga biseda e djemve gjatë videos kuptohet kontekstualizimi i situatës që përkon me kohën kur Damiano ishte në televotim jashtë shtëpisë.