Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Uta Ibrahimi ngjitet në Everest, kush është shqiptarja që gjunjëzoi malin vrasës

Uta Ibrahimi ngjitet në Everest, kush është shqiptarja që
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Uta Ibrahimi, ka vendosur flamurin shqiptar dhe të Kosovës në majën më të lartë të botës, në Everest. Mbërritjen e  saj në Everest e ka bërë publike kryetari i shoqatës së alpinistëve “Dajti Alpino Turistike”, Xhimi Begeja.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Begeja shkruan se Uta Ibrahimi rreth orës 05:05 të mëngjesit ka mposhtur majën e Everestit.

“Miq e dashamirës, alpiniste e bjeshkatare të mbare Trevave Shqiptare, sot ne te gdhire te dt 22 maj 2017 ora 05:05, ajo (Uta Ibrahimi) e mposhti Everestin, ku sot ai mori jetën e 4 alpinisteve nga bota. Ajo nuk u tërhoq nga moti keq, por e gjunjëzoi malin vrasës me mësymjen e dyte. Ajo për 15 min e ka Boten nen këmbët e saj”, shkroi Begeja.

Pas kësaj arritjeje, Uta ka shkruar edhe në Facebook:

"Për krejt, që m'keni ba me e dasht nanën natyrë, m'keni dhan dashni e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditatat tona të shumta për 6 vjet ... e më së shumë për ata që kan besu në andrren tem edhe m'kan bo edhe ma të fortë ... drejt realizimit të saj!

'jeta, asht sfidë me vetën' asht msimi jem për këto 50 ditë të ngjitjeve të mija të vështira nëpër lartësi të mëdhaja mbidetare, nëpër #Himalaya ....  ju falemderoj, veq e veq, prej zemrës, secilin ...përpara, asht faqja Jugore e Majës më të Lartë të Rruzullit Tokë, Everest 8840m, ( kamp 3 dhe 4) e cila për pak ditë do të na e hap derën".

Everest është maja më e lartë në vargmalet e Himalajës dhe pika më e lartë mbidetare në botë. Ajo është e lartë 8.848 metra. Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula janë dy alpinistët e tjerë të cilët synojnë të arrijnë majën më të lartë të Everestit. Uta Ibrahimi u stërvit për rreth 2 muaj për të ngjitur malin Everest.