
U njohën dhe u martuan në Big Brother, Fotini tregon pse u nda nga Danieli
Dritare.net

Prej gati një viti, në portale nisën të qarkullonin lajme që aludonin ndarjen e çiftit e thashethemet zgjatën për një kohë të gjatë, megjithatë asnjëri prej tyre nuk u prononcua për median.
Në daljen e parë televizive pas lajmeve të ndarjes, Fotinia pranoi se lidhja me Danjelin ka marrë fund disa muaj më parë. Duke mos dashur të zbulojë me detaje arsyet e ndarjes, ajo tha se ky ishte një vendim i përbashkët, meqë marrëdhënia nuk po funksiononte.
“Ne realisht e provuam si lidhje, nuk është se u bë “Big-u” dhe kaq mbaroi. E kemi provuar shumë seriozisht, familjarisht, të gjitha bashkë”, u shpreh ajo, duke shtuar më tej se pavarësisht të gjithave me Danjelin kanë mbetur miq.
Sa i përket statusit aktual, Fotinia tregoi se është single dhe për momentin nuk ka në plan të nisë një histori të re dashurie./I.M-Tch

















