Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump hap derën për naftën ruse, Kievi reagon ashpër

Trump hap derën për naftën ruse, Kievi reagon ashpër

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje se Rusia do të furnizojë menjëherë tregjet amerikane dhe ato globale me 300 mijë tonë naftë.

Sipas Trumpit, bëhet fjalë për qindra mijëra tonë naftë dizel, ndërsa Uashingtoni ka lëshuar një licencë të përkohshme që lejon importet ruse deri më 7 prill.

Marrëveshja është kritikuar ashpër nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e cilëson atë si një dhuratë për Putinin dhe një mbështetje të tërthortë për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

“Është një investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet”, deklaroi Zelensky, duke paralajmëruar se Rusia do t’i përgjigjet kësaj marrëveshjeje me akte të tjera terrori.

Analistët shprehin dyshime se marrëveshja do të ulë ndjeshëm çmimet e karburanteve në SHBA, pasi sasitë e premtuara janë të vogla krahasuar me konsumin ditor amerikan.

Marrëveshja ka ngjallur gjithashtu shqetësime se Rusia mund të përfitojë ekonomikisht ndërsa vazhdon luftën në Ukrainë. Kievi kërkon nga Uashingtoni mbështetje më të fortë dhe presion të shtuar ndaj Moskës.

Ndërkohë, çmimet e karburanteve në SHBA mbeten të larta për shkak të tensioneve ndërkombëtare dhe luftës me Iranin, duke rritur presionin politik ndaj Trumpit para zgjedhjeve të mesit të mandatit.