Na ndiqni edhe në

Bota

Sulm ndaj aeroportit ndërkombëtar në Riad, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur

Sulm ndaj aeroportit ndërkombëtar në Riad, 12 të vrarë

Një sulm i përgjakshëm goditi Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, duke shkaktuar 12 viktima dhe 309 të plagosur, sipas autoriteteve saudite të aviacionit civil.

Mes viktimave janë katër shtetas sauditë dhe tetë shtetas të huaj, nga Bangladeshi, Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Jordania, Siria, Palestina dhe Sudani. Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Pas sulmit, operacionet në aeroport u pezulluan përkohësisht, ndërsa autoritetet nisën vlerësimin e dëmeve dhe morën masa për trajtimin e të plagosurve.

Sulmi vjen në një moment të përshkallëzimit të konfliktit në rajon. Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përsipër sulme të mëparshme ndaj aeroportit të Riadit, ndërsa autoritetet saudite i kanë fajësuar për valën e fundit të goditjeve./dritare.net