Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta para parlamentit, lëndohet një polic

Situata është tensionuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë, domate dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë.

Gjatë përplasjeve është lënduar një punonjës policie. Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivi është parë duke u larguar nga zona e protestës me dëmtime në kokë dhe me gjak në fytyrë.

Policia ka ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të shpërndarë protestuesit nga zona pranë Kuvendi.