
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se sot Parlamenti duhet të shkrihet. Deklarata u bë gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë.
Gazetarët e pyetën Berishën nëse do të jetë Partia Demokratike ajo që do të ndërmarrë hapin e parë për dorëzimin e mandateve të deputetëve, por kreu i PD-së nuk dha një përgjigje.
Protesta para Kuvendit vijon mes tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.