Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia shpërndan protestuesit me ujë me piper, tensione para Kuvendit

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit, pas tensioneve të krijuara gjatë protestës sot. Efektivët kanë përdorur ujë dhe spraj me piper, ndërsa protestuesit kanë hedhur vezë, domate dhe bidonë në drejtim të policisë.

Protestuesit tentuan të bllokonin qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Elbasanit, duke dalë përpara makinave dhe duke bërë thirrje për t'iu bashkuar protestës.

Gjatë përplasjeve, një punonjës policie është lënduar. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit janë shpërndarë nga zona pranë Kuvendit, ndërsa situata vijon të monitorohet nga policia.