Zakonisht lëndët narkotike nuk krijojnë varësi që në përdorimin e parë, por si duket kokaina, nuk është e tillë. Sipas një studimi të bërë nga nga Universiteti McGill në Montreal kokaina krijon varësi pas vetëm një përdorimi. Një e vërtetë tronditëse kjo për shumë përdorues. Studimi tregon se kokaina, edhe tek përdoruesit e rrallë, shkakton lirimin e dopaminës në regjionin e trurit i cili lidhet me varësinë. Kjo mund të shkaktoj dëshirë për të konsumuar drogën në të ardhmen, madje vetëm duke parë ndonjë fotografi të saj./jd/dritare.net