Spiropali në Kuvend: A ke vullnet të çlirosh partinë? Berisha: Nuk meriton përgjigje
Thursday 23 July 2026, 13:01
Dritare.net

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Elisa Spiropali tha se ka folur për akuzat e opozitës ndaj mazhorancës dhe për nevojën e reformimit të sistemit politik dhe zgjedhor.
Spiropali u bëri thirrje deputetëve që të bashkëpunojnë për ndryshimin e sistemit, ndërsa iu drejtua edhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e pyetur nëse ka vullnetin për të ndryshuar dhe “çliruar” partinë e tij.
“Po ti Klevis, Sali, a ke fuqinë të hapësh rrugën dhe partinë tënde dhe të çlirosh opozitën? A ke fuqinë të bëhesh pjesë? Unë besoj që PS e ka këtë fuqi! Asnjë sulm s’më ndal dot se s’kam asgjë për të fshehur!”
Në përgjigje të deklaratave të Spiropalit, Sali Berisha u shpreh:
“Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave, nuk meriton asnjë përgjigje.”