Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spartak Braho: Ja lista e Tufës me 265 “kriminelë”!

Spartak Braho: Ja lista e Tufës me 265 “kriminelë”!
Deputeti socialist Spartak Braho detyrohet t’i rikthehet një polemike me Agron Tufën, drejtorit aktual të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Arsyeja është fare e thjeshtë: Një agresivitet i paparë i Tufës kundër deputetit Braho, pasi ai kundërshtoi një rezolutë të propozuar nga Instituti i drejtuar prej Tufës, ku njolloset dhe dënohet lufta antifashiste nacionalçlirimtare dhe cilësohen si kriminelë dëshmorët dhe heronjë e kësaj lufte.Sot ne po botojmë një listë ku 265 dëshmorë, heronj dhe udhëheqës të asaj lufte nga instituti i Tufës cilësohen si kriminelë. Por çfarë mendon Deputeti Spartak Braho lidhur me këto pretendime? Ja intervista që dha dje ai ekskluzivisht për gazetën DITA.

 – Zoti Braho, polemika që ju po zhvilloni prej disa ditësh me Agron Tufën, drejtorin e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka dominuar në shtypin shqiptar. Mbase mund të shmangej një polemikë e tillë?

– Po, mund të shmangej nëse pinjollët e ish-kolaboracionistëve të Luftës së Dytë Botërore nuk do të gjallëroheshin kaq egërsisht kundër luftës sonë antifashiste, më e lavdishmja në historinë tonë, dhe kundër dëshmorëve dhe heronjve të asaj lufte. Kjo ishte dhe arsyeja që unë reagova në atë mënyrë që tashmë e dinë të gjithë dhe do t’i përmbahem atij qëndrimi deri në fund. Deri në shkarkimin e Tufës…

– Pse këmbëngulni aq shumë tek Tufa? Në fund të fundit ai është një individ, është një shkrimtar dhe ka mendimin e tij?

– E ke gabim. Agron Tufa është një fashist aktual në Tiranë. Unë nuk e njoh fare si person dhe nuk kam asnjë interes ta di se cili është. Unë thjesht e përfytyroj si një njeri të veshur me këmishë të zezë si ato të Musolinit që vërdalliset e vjell vrer nëpër Tiranë. Mirëpo, ky fashist, tashmë ka një status: është drejtor i një instituti që financohet nga qeveria. Prandaj dhe unë denjoj të përballem me të duke i bërë apel edhe kolegëve të mi që të mos i mbajnë iso këtij fashisti…

– Të jetë i vetëm Tufa në këtë nismë?

– Jo. Ai nuk është i vetëm si fashist. Ai është pjesë e bandës fashiste të Sali Berishës që u shfaq në horizont qysh në vitin 1990 dhe vazhdon t’i shkaktojë dëme të pallogaritshme këtij vendi dhe këtij kombi…

– Është një etiketim i rëndë ky. Në fund të fundit ai është një ish-i përndjekur politik i regjimit të kaluar…

– Agron Hajredin Tufa nuk ka qenë as i dënuar dhe as i persekutuar politik i regjimit të kaluar. Atë që ai paraqit si persekutim politik është e gjitha një farsë. Babai i tij thuhet se është dënuar disa vjet me burg për një krim ordiner. Kurrsesi për politikë. Prandaj dhe unë e kundërshtoj qëndrimin e tij dhe sidomos të institucionit të tij… Do të kërkoj të zbardhet certifikata e këtij personi dhe të dalë në sy të gjithë opinionit se kë përfaqëson dhe ç’është në të vërtetë Tufa.

– Pse?

– Sepse vetë instituti që ai përfaqëson është antiligjor, është një apendiks i panevojshëm për shoqërinë shqiptare aktualisht i krijuar nga Sali Berisha në vitin 2010. Dhe, për më tepër, ky institut, nuk ka asnjë tagër ligjor që të dërgojë rezoluta për t’u miratuar në Kuvend. Dhe unë e quaj një poshtërsi dhe një provokim tejet të rëndë që në këtë vit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut të paraqitet një rezolutë kundër luftës antifashiste. Sado i marrë dhe keqdashës të jetë Tufa,parlamenti ynë, kolegët e mi deputetë të majtë e të djathtë nuk duhet kurrsesi ta pranojnë dhe për më tepër ta miratojnë një rezolutë të tillë të marrëzishme.

– Zoti Braho, sot ne po botojmë një listë të gjatë me 265 emra të Institutittë Tufës që shpallen kriminelë të luftës. Më bën përshtypje fakti që aty nuk përfshihen kriminelë ballistë, por janë vetëm ata që njihen si udhëheqës dhe dëshmorë të asaj lufte. Si është e mundur?

– Fare thjeshtë. Unë sapo të thashë se Tufa është një fashist. Është një pinjoll ballistësh. Lista që ju do të botoni nuk ka nevojë për asnjë koment. Pse çuditeni që aty nuk ndonjë emër ballisti? Sepse sipas logjikës së Tufës heronjtë e vërtetë të asaj lufte ishin Isa Toska, Isa Manastirliu, Kadri Cakrani, Halil Alia, Hamit Matjani, Mit’hat Frashëri, Xhafer Deva, e sa e sa të tjerë të njohur botërisht për tre çerek shekulli si kriminelë dhe të flakur nga historia në koshin e plehrave. Botojeni listën dhe do të bindeni për këto që po them.

265 “kriminelët” e luftës Antifashiste sipas Tufës

Ja dhe një thagmë e Institutit që drejton Agron Tufa “Krimet e komunistëve gjatë Luftës 1941-1945”, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, është një monografi dokumentare e krimeve të luftës, nga vinin urdhrat e ekzekutimeve. Vetëm dukë e lexuar këtë listë, lexuesi do të bindet se deri ku shkon marrëzia e tyre. Thënë shkurt: Fshihet e gjithë historia e luftës antifashiste. Është një listë që nuk ka nevojë për asnjë koment.

Lista e personave përgjegjës për krimet e luftës

  1. Asllan Gurra, komandant i batalionit të Oparit, Korçë
  2. Abdyl Këllëzi, komisar i Brigadës XVI[1] (Dokumenti 90, 103, 105)
  3. Adil Çarçani, zv.komisar i Brigadës VII (Dokumenti 54, 67, 86)
  4. Adil Prishta, zv.komandant batalioni, Brigada VII
  5. Adnan Qatipi, zv.komandant batalioni, Brigada III
  6. Ali Vinçani, komandant i Batalionit “Kelmendi-Gërmenj”, Korçë
  7. Agush Gjergjevica, anëtar i shtabit të qarkut Korçë
  8. Amdi Babani, komandant batalioni, Brigada XV (Dokumenti 107)
  9. Andon Xoxa, komisar, kompania II, batalioni II, Brigada I (u vra gjatë grabitjes së Pogradecit nga Brigada I dhe IV) (Dokumenti 50)
  10. Anton Bulaqi, zv.komandant i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës
  11. Ardi Rakipi, zv.komandant batalioni, Brigada V
  12. Asaf Dragoti, komandant i Brigadës VIII
  13. Asaf Tahiraj, Komandanti i Brigadës VIII (Dokumenti 71, 120, 129, 130)
  14. Astrit Nishani, zv.komandant batalioni, Brigada VI
  15. Baba Fejzo, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative[2]
  16. Bahri Zaimi, komandant artilerie i Brigadës VII
  17. Bajt Asllani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
  18. Balil Peçi, zv.komandant batalioni, Brigada VI
  19. Baki Starja, komandant batalioni territorial, qarku Korçë
  20. Bako Dervishi, komandant batalioni, Brigada V
  21. Bajram Vula, zv.komandant batalioni, Brigada III
  22. Barjam Sinojmeri, zv.komisar i Brigadës VIII (Dokumenti 72, 89)
  23. Bedri Spahiu, komisar i Zonës I Operative, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
  24. Bejto Bultica, komandant batalioni, qarku Berat[3]
  25. Beqir Balluku, komandant i Brigadës II (Dokumenti 66, 80, 94, 95)
  26. Bido Sejko, zv.komandant batalioni, Brigada VI
  27. Bilbil Klosi, anëtar i sektorit politik, Brigada V (Dokumenti 69)
  28. Burhan Beqari, komandant batalioni II, Brigada XII
  29. Cute Selenica, komandant çete, qarku Korçë
  30. Çelo Arrëza, komandant batalioni, Brigada V[4]
  31. Dali Ndreu, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i Divizionit I (Dokumenti 40)
  32. Dane Mehmeti, komandant batalioni, Brigada V
  33. Dul Rrjolli, komisar i rrethit Lezhë[5]
  34. Dushan Mugosha, themelues i PKSH-së, zv.komisar i Brigadës I
  35. Ethem Haxhiu, zv.komandant i batalionit “Reshit Çollaku”
  36. Enver Hoxha: anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Shtabit të Përgjithshëm; komandant i UNÇ-së (pas majit 1944); anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 3, 4, 9, 10, 11, 12, 14, 15, 16, 17, 21, 22, 23, 24, 28, 29, 31, 33, 34, 35, 37, 38, 43, 44, 45, 53, 58, 60, 124, 125, 126, 127, 131, 132).
  37. Enver Liçaj, komisar i Çetës së Sopotit (Dokumenti 36)
  38. Ernest Jakova, zv.komandant batalioni, Brigada III
  39. Esat Dishnica, (Dokumenti 35)
  40. Esat Ndreu, komandant i grupit territorial të Dibrës
  41. Estref Sihati, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
  42. Fadil Çeçi, zv.komandant i Brigadës V
  43. Faik Cakuni, komandant i batalionit “Fuat Babani”, Korçë (Dokumenti 52, 53)
  44. Faslli Jaho, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
  45. Fatmir Gjata, zv.komisari i batalionit “Çlirimi”, Korçë
  46. Fejzo Bino, komisar, kompania III, batalioni I, Brigada I
  47. Fejzo Ismaili, në dispozicion të Shtabit të Zonës I Operative
  48. Ferik Hado, në dispozicion të Shtabit të Zonës I Operative
  49. Ferit Radovicka, komisar, kompania I, batalioni II, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të spastrimit në Koplik, 1945[7] (Dokumenti 137)
  50. Fetah Selcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
  51. Feti Bubësi, komandant batalioni IV, Brigada VI
  52. Feti Smokthina, komandant i kompanisë II, Batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
  53. Fiqrete Shehu, (Dokumenti 57, 70)
  54. Flamur Nishani, anëtar i sektorit politik për çështjet e rinisë në Brigadës VIII (Dokumenti 77)
  55. Foto Stamo, komisar çete (me Xhezar Serishtin dhe Zalo Zvarishtin), qarku Korçë
  56. Gafur Çuçi, anëtar i sektorit politik të Brigadës VIII, komisar i Divizionit V (Dokumenti 73)
  57. Gani Nivica, komandant batalioni, Brigada VIII
  58. Gogo Nushi, anëtar i KQ të PKSH-së (Dokumenti 5, 22, 23, 27, 28, 29, 34, 92)
  59. Gaqo Peristeri, komisar batalioni, qarku Korçë
  60. Gaqo Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
  61. Gjergj Kokoshi, anëtar i kryesisë së KANÇ
  62. Gjin Marku, anëtar i KQ të PKSH-së, komandant i Brigadës VII (Dokumenti 116)[8]
  63. Gjon Banushi, komandant i Brigadës IV (Dokumenti 110)
  64. Gjon Gjonaj, zv.komandant i Brigadës XVI (Dokumenti 103)
  65. Gjon Marashi, komandant i çetës së Dukagjinit[9]
  66. Hajdar Dushi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës
  67. Haki Bejko, komisar, kompania III, batalioni II, Brigada I (Dokumenti 50)[10]
  68. Haki Toska, (Dokumenti 83)
  69. Halim Xhelo, komandant batalioni, Brigada V
  70. Hamdi Lemo, komandant batalioni, Brigada III
  71. Hamit Keçi, zv.komandant i Brigadës III
  72. Hariz Velo, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
  73. Hasan Moglica, komandant çete, qarku Korçë[11]
  74. Hasan Mëhilli, komisar i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
  75. Hasan Pulo, zv.komandant i Zonës I Operative; anëtar i kryesisë së KANÇ
  76. Hasan Selenica, zv.komisar i batalionit “Hakmarrje”, Korçë
  77. Haxhi Lleshi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 11, 41)
  78. Haxhi Seseri, komandant i batalionit territorial të Dajtit
  79. Hito Çako, zv.komandant i Brigadës V.
  80. Hulusi Spahiu, komandant i Brigadës III (Dokumenti 97)
  81. Hysen Blloshmi, komandant i Çetës së Sopotit (Dokumenti 36)
  82. Hysen Çino, komandant batalioni, Brigada V
  83. Hysen Zenelaj, zv.komandant, kompania II, batalioni II, Brigada I
  84. Hysni Kapo, zv.komisar i Zonës I Operative; komisar i Brigadës V; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i Shtabit të Divizionit I (Dokumenti 92, 114, 123)
  85. Hysni Manushi, komandant batalioni, Brigada III
  86. Hysni Selcka, komandant batalioni, qarku Korçë
  87. Ibrahim Stafa, zv.komisar i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
  88. Idris Seiti, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I, zv.komandant batalioni, Brigada I
  89. Idriz Tahiri, komisar i qarkut Shkodër[12]
  90. Irakli Bozo, komandant batalioni, Brigada II
  91. Irfan Peshtani, oficer i seksionit operativ të Brigadës VII
  92. Islam Radovicka, komandant i Zonës I Operative, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 90, 124)
  93. Istref Sehati, zv.komandant batalioni, Brigada V
  94. Izet Kallarati, në dispozicion të shtabit të Zonës I Operative
  95. Jaho Gjoliku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, zv.komandant i Brigadës VI (Dokumenti 83)
  96. Jorgji Zëra, komandant batalioni, Brigada II
  97. Josif Prifti, komisar i batalionit “Hakmarrje”, Korçë
  98. Kadri Hazbiu, komandant i Batalionit I, Brigada V (Dokumenti 88)[13]
  99. Kadri Hoxha, komandant i batalionit të Çermenikës; komandant i grupit të qarkut të Elbasanit; anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Brigadës VII
  100. Kadri Musaj, komisar i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
  101. Kahreman Ylli, komisar i Brigadës IV (Dokumenti 110)[14]
  102. Kapo Lena, komandant i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
  103. Kiço Ngjela, (Dokumenti 95)
  104. Koçi Xoxe, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 6)
  105. Koço Prifti, (Dokumenti 114, 123)
  106. Koço Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
  107. Komandanti i Çetës së Shën Gjergjit (i paidentifikuar, Dokumenti 19)
  108. Kristo Themelko, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Çetës së Pezës (Dokumenti 5, 27, 37, 38)
  109. Kudret Fratari, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
  110. Lako Polena, komisar i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit[15]
  111. Laver Sulçe, zv.komandant batalioni, Brigada I
  112. Lefter Kolonja, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
  113. Liri Gega, anëtare e KQ të PKSH-së (Dokumenti 14, 63, 64, 65, 68, 91)
  114. Luan Qafëzezi, zv.komandant batalioni, Brigada VII
  115. Lutfi Leka, komandant i batalionit të Bëzhetës (Dokumenti 8)
  116. Llambi Gostivishti, zv.komisar i batalionit “Reshit Çollaku”
  117. Maman Saliu, komisar i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër (Dokumenti 147, 48)
  118. Manol Konomi, anëtar i kryesisë së KANÇ
  119. Manush Myftiu, zv.komisar i Brigadës V (Dokumenti 68, 88)
  120. Maqo Çomo, komisar i batalionit “Fuat Babani” (Dokumenti 52, 53)[16]
  121. Mark Uli, komisar i çetës së Dukagjinit[17]
  122. Marko Billa, komandant i R.P.V Palasë (Dokumenti 78)
  123. Maze Jaupi, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
  124. Medar Shtylla, anëtar i KANÇ
  125. Medat Poloska, zv.komisar i batalionit të Oparit, Korçë
  126. Mehmet Jaho (Luftar Bolena pseud.)[18]: zv.komandant i Brigadës XII
  127. Meshit Çela, zv.komisar, batalioni II, Brigada I
  128. Mehmet Shehu, kandidat I KQ të PKSH-së; komandant i Bigadës I, z/ komandant i Divizionit I, komandant i operacioneve në Shkodër, pas lufte (Dokumenti 16, 30, 31, 33, 126, 127, 128, 135, 139, 141, 142, 146).
  129. Mestan Ujaniku, komandant i Shtabit të qarkut të Beratit
  130. Mevlan Dervishaj, komandant i Brigadës XI[20]
  131. Mihal Prifti, komisar i Divizionit II (Dokumenti 133, 134, 140)
  132. Mihallaq Ziçishti, komandant i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër (Dokumenti 147, 148)
  133. Minella Koleka, komandant i komandës së Vendit, Himarë (Dokumenti 79, 81)
  134. Misto Treska, komisar batalioni territorial (me Riza Kodhelin), Korçë; komisar i Brigadës XX (Dokumenti 44)
  135. Muhamet Prodani, komandant i kompanisë III, batalioni I, Brigada I; komandant i Brigadës I
  136. Muharrem Kokomani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
  137. Muharrem Butka, komandant i Komandës së qarkut të Korçës (Dokumenti 101)
  138. Musa Daci, zv.komandant batalioni, Brigada VI
  139. Mustafa Matohiti, komisar i Brigadës VI (Dokumenti 41)
  140. Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së
  141. Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), komandant i Batalionit të Martaneshit, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 19)
  142. Myslim Peza, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i partizanëve të Pezës[21]
  143. Myslim Shyri, komisar, Batalioni II, Brigada I
  144. Myzafer Babani,[22] komisar i batalionit “Fuat Babani” (Dokumenti 52, 53)
  145. Myzafer Spaho, komisar i Brigadës III (Dokumenti 115)
  146. Myzafer Trebeshina, komisar i Divizionit IV (Dokumenti 138, 143)
  147. Nako Spirum, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 40)
  148. Nasi Vithkuqi, komandant i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
  149. Naum Kristo, zv.komandant batalioni, Brigada IV
  150. Naxhije Dumi, kandidate e KQ të PKSH-së (Dokumenti 4)
  151. Ndreko Rino, zv.komandant, kompania III, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigad I; komandant i operacionit në Dukagjin, pas lufte (Dokumenti 133, 141, 142, 146)
  152. Neim Kuçi, komandant batalioni, Brigada VII
  153. Neki Pirgu, komandant çete, qarku Korçë
  154. Nesti Titani, komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë
  155. Neshat Hysi, zv.komandant i Brigadës VII
  156. Nexhip Vinçani, komandant i grupit partizan të Korçës, komandant i Brigadës IV (Dokumenti 50)
  157. Ngjeli Argjiri, komandant, kompania II dhe zv.komandant, batalioni II, Brigada I; zv.komandant, Brigada VIII
  158. Niazi Çepani, anëtar i Shtabit të qarkut të Beratit
  159. Niko Çeta, komisar i batalionit Kelmendi-Gërmenji, Korçë
  160. Nuredin Aliu, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
  161. Nuri Huta, komandant i Kompanisë I, Batalioni I, Brigada II (Dokumenti 94-96)
  162. Ollga Plumbi, anëtare e kryesisë së KANÇ
  163. Omer Nishani, kryetar i KANÇ
  164. Osman Sinani, komandant batalioni, brigada III
  165. Pajtim Shyti, (Dokumenti 84)
  166. Panajot Plaku, komisar i batalionit I, Brigada I (Dokumenti 44, 57)
  167. Pandi Kristo, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i grupit partizan të Korçës (Dokumenti 3)
  168. Pano Xhambolla, zv.komandant i Brigadës IV
  169. Pertef Therepeli, komandant batalioni, Shtabi i Beratit
  170. Petraq Lalaj, zv.komisar i grupit partizan të Korçës
  171. Petraq Titani, komisar i batalionit të Oparit, Korçë
  172. Petrit Dume, komandant i batalionit “Hakmarrje”, komandant batalioni, Brigada IV
  173. Petrit Hakani, komandant i Batalionit të Dumresë (Dokumenti 7, 13, 117)
  174. Petro Bullati, komandant i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit[23]
  175. Pilo Peristeri, themelues i PKSH-së; komisar i batalionit “Reshit Çollaku”; komisar i Komandës së qarkut të Korçës
  176. Pilo Shanto, ndihmës i komandës së vendit Himarë[24]
  177. Prenk Zhupa, komandant i rrethit Lezhë[25]
  178. Puna, pseudonim i një personi të paidentifikuar (Dokumenti 25)[26]
  179. Puçe Moçani, komandant çete, qarku Korçë[27]
  180. Qazim Kondi, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, komisar i Brigadës VIII
  181. Qemal Zybo, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I
  182. Qiriako Harito, anëtar i kryesisë së KANÇ
  183. Rahman Uruçi, komandant i batalionit territorial të Myzeqesë; komandant i Brigadës XVI (Dokumenti 105)
  184. Rako Gërmenji, zv.komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
  185. Ramadan Çitaku, themelues i PKSH-së; anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 7, 9, 10, 12, 17, 18, 21, 65)
  186. Ramiz Alia, komisar i Divizionit V[28]
  187. Raqi Qirinxhi, intendent (financier) i grupit partizan të Korçës
  188. Refat Bajrami, komandant i Brigadës XII
  189. Rexhep Haka, komandant i batalionit vullnetar të Shkodrës
  190. Rexhep Çami, (Dokumenti 90)
  191. Rexhep Kolli, zv.komandant batalioni, Brigada III
  192. Rexhep Plaku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
  193. Rexhë Deliu, komandant i batalionit territorial, Ishëm-Krujë
  194. Riza Kodheli, komandant batalioni territorial, Korçë
  195. Riza Vehipi, komandant batalioni I, Brigada VI
  196. Rrahman Parllaku, komandant i Divizionit V[29]
  197. Sabri Sevrani, komandant i qarkut Shkodër[30]
  198. Sadik Bekteshi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës; komandant i grupit territorial të Shkodrës
  199. Sadik Bocaj, përgjegjës organizativ në sektorin politik të Brigadës I (Dokumenti 56, 90)
  200. Sali Ormani, komandant batalioni, Brigada V
  201. Saliko Sulo, zv.komandant batalioni, Brigada V
  202. Sami Ahmeti, komandant batalioni, Brigada VIII
  203. Sami Baholli, (Dokumenti 56)
  204. Sami Bineri, komandant batalioni IV, Brigada XII
  205. Sami Gjebero, anëtar i sektorit politik të Brigadës VII (Dokumenti 84)
  206. Sefedin Arëza, komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
  207. Sefedin Meçe, komandant balioni II, Brigada VI
  208. Seit Pojani, komisar çete (me Hasan Moglicën), qarku Korçë
  209. Sejfulla Malëshova, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 20)
  210. Selami Vinçani, zv.komandant batalioni, Brigada IV[31]
  211. Selman Brahim, zv.komandant batalioni, Brigada I
  212. Sinan Mazi, zv.komandant batalioni, Brigada V
  213. Siri Shapllo, anëtar i kryesisë së KANÇ
  214. Skënder Ali, komandant batalioni, Brigada VIII
  215. Skënder Çaçi, komisar çete (me Xume Protopapën), qarku Korçë
  216. Sotir Mero, komandant batalioni, Brigada VIII
  217. Spiro Koleka, anëtar i kryesisë së KANÇ
  218. Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 31, 61, 62, 85, 111-13, 118-19, 122, 135)
  219. Spiro Shalsi, komandant batalioni, Brigada IV
  220. Spito Llazo, atashe ushtarak pranë grupit partizan të Korçës
  221. Stefan Dh. Grabocka, (Dokumenti 51)
  222. Suat Leskoviku, komandant i batalionit “Reshit Çollaku” (Dokumenti 50); (më vonë) në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm
  223. Sulo Kodheli, zv.komandant batalioni, Brigada I
  224. Sulo Rexhepi, zv.komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
  225. Shaban Idrizi, komandant batalioni III, Brigada VI
  226. Shaban Rexha, komandant batalioni, Grupi i Pezës
  227. Shaban Zereci, komandant i batalionit “Çlirimi”, Korçë
  228. Shahin Ruka, komisari i Brigadës XV (Dokumenti 100)
  229. Shefit Fetih, komandant batalioni III, Brigada XII
  230. Shefqet Brinja, intendent i batalionit I, Brigada I
  231. Shefqet Melcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
  232. Shefqet Peçi, komandant i brigadës V, komandant i Korparmatës I (1945)[32]
  233. Shemsi Totozani, (Dokumenti 107)
  234. Shuaip Panariti, komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
  235. Shuqri Shabani, komandant batalioni I, Brigada XII
  236. Tahir Kadareja, zv.komandant i Brigadës I dhe komandant i batalionit I të saj; komandant i Brigadës VI; komandant i divizionit II
  237. Tefik Cangoj, komandant batalioni territorial, qarku Korçë (Dokumenti 72)
  238. Teki Kolaneci, zv.komandant i Shtabit të qarkut të Korçës, komandant i Brigadës XV (Dokumenti 77, 100)
  239. Todi Naço, komandant i artilerisë, Brigada I
  240. Tomorr Spahiu, zv.komandant i kompanisë I, batalioni I, Brigada I
  241. Tuk Jakova, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, komisari i Brigadës I (Dokumenti 30, 42, 44, 46, 50, 125)
  242. Theodhor Masteni, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
  243. Vasil Konomi, Komisar i Brigadës II (Dokumenti 63, 78, 88)
  244. Vasil Nathanaili, zv.komisar i Brigadës XII
  245. Vasil Treska, zv.komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
  246. Vaskë Koleci, zv.komisar i Brigadës XV (Dokumenti 76, 109)
  247. Ymer Dishnica, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
  248. Xume Protopapa, komandant çete, qarku Korçë
  249. Xhafer Cenko, zv.komisari i batalionit “Kelmendi-Gërmenji”, Korçë
  250. Xhako Merko, komandant batalioni, Brigada VIII
  251. Xhamal Hosecka, komisar çete (me Cute Selenicën), qarku Korçë
  252. Xheladin Beqiri, zv.komandant i batalionit I dhe komandant i kompanisë I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
  253. Xhelal Staravecka, komandant, batalioni II, Brigada I
  254. Xhelo Fazlli, komandant batalioni, Brigada I
  255. Xhelo Mato, komisar i kompanisë I, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada IV
  256. Xhevair Spatara:,komandant batalioni, Shtabi i Beratit
  257. Xhevdet Petrela, komandant i Brigadës XXIV[33]
  258. Xhezar Serishti, komandant çete, qarku Korçë
  259. Bojdani, zv.komisar batalioni territorial, Korçë (me Riza Kodhelin)
  260. Zalo Zvarishti, komandant çete, qarku Korçë
  261. Zenel Hamiti, komisari i Brigadës XXIV[34]
  262. Zeqiri Babani, komisar çete (me Puçe Moçanin dhe Neki Pirgun), qarku Korçë
  263. Zija Kambo, komandant batalioni, Brigada IV
  264. Zyko Kalivaçi, komandant batalioni territorial, qarku Korçë
  265. Zyliftar Veleshnja, zv.komandant i Shtabit të qarkut të Beratit

 *Intervistoi Xhevdet Shehu/ GazetaDita