
Silverster Stallone po hetohet për ngacmime ndaj femrave
E Enjte 14 Qershor 2018, 19:07
Dritare.net

Stallone u padit në nëntor të vitit 2017, ndërsa prokuroria e Los Anxhelos ka deklaruar se rasti po shqyrtohet nga ekipe të specializuara të krimeve seksuale.
avokati i aktorit, Martin Singer ka deklaruar se Stallone mohon kategorikisht akuzat.
Stallone është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një grua në vitin 1987 gjatë filmimeve të një filmi në Izrael.
Avokati ka deklaruar gjithashtu se Stallone po mendon të padisë gruan, për dëshmi të rremë./ I.M-Dritare.net
.

















