Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Shpërthen Seno Fishta: Kristi mori më shumë mundësi se të gjithë në BBV, u prish loja për të

Shpërthen Seno Fishta: Kristi mori më shumë mundësi se

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Seno Fishta, ishte i ftuar në emisionin Intervista e Ditës në DritareTV, ku foli për eksperiencën e tij në reality show, marrëdhëniet me banorët, parashikimet për finalen dhe jetën personale.

Seno e cilësoi pjesëmarrjen në Big Brother si një eksperiencë të paharrueshme, pavarësisht kohës së shkurtër që qëndroi në shtëpi. Ai tha se kishte shumë për të dhënë, por dinamika e lojës dhe eliminimi i hershëm nuk i dhanë mundësinë të shfaqte plotësisht veten.

“Big Brother është një emocion që mbetet gjatë. Kisha shumë për të dhënë, por kjo ishte loja,” u shpreh ai.

Ai kujtoi gjithashtu figurat e njohura që ishin pjesë e formatit dhe tha se, pavarësisht se nuk ishte një emër i madh televiziv, mori respekt nga banorët.

Një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të tij ishte miqësia me Ilir Vrenozin. Sena tha se lidhja mes tyre erdhi natyrshëm për shkak të humorit dhe spontanitetit të përbashkët. Ai shtoi se shumë nga batutat që bënë nuk janë transmetuar, ndërsa reagimi i publikut në rrjetet sociale ka qenë shumë pozitiv.

“Populli shqiptar ka nevojë për humor. Kur bën njerëzit të qeshin, je më afër tyre,” tha ai.

Gjatë intervistës, Fishta nuk kurseu kritikat ndaj Kristi Lamajt. Ai tha se Kristi ka marrë shumë mundësi nga produksioni dhe sipas tij nuk i shfrytëzoi siç duhej.

“Me mundësitë që iu dhanë Kristit, kushdo mund ta kishte fituar Big Brother-in,” u shpreh Fishta.

Ai shtoi gjithashtu se eliminimi i tij me zarf të zi lidhej me përplasjen me Kristin. Seno dha edhe parashikimin për finalistët, duke theksuar se Selina është shumë pranë fitores, ndërsa ai personalisht dëshironte që çmimin ta fitonin Miri ose Rogerti.

Ai vlerësoi gjithashtu hyrjen e Rogertit në lojë, duke thënë se ai solli dinamika të forta dhe ishte faktor në shtëpi.

Seno u shpreh skeptik për disa marrëdhënie brenda shtëpisë, duke i konsideruar disa prej tyre si strategji loje. Ai komentoi edhe raportin mes Selinës dhe Mirit, duke e cilësuar Selinën si një lojtare strategjike.

Ish-banori foli edhe për jetën personale dhe fëmijërinë në Shkodër, të cilën e përshkroi si shumë të bukur dhe plot aktivitet sportiv.

Ai tregoi se ëndrra e tij ka qenë të bëhej futbollist, por e ndërpreu karrierën në moshë të re, vendim për të cilin sot shprehet i penduar.

Pas daljes nga formati, Seno tregoi se po ndjek një kurs për drejtor sportiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe po punon për krijimin e një agjencie turistike. Ai zbuloi gjithashtu se do të rikthejë podcast-in e tij, ku i ftuari i parë do të jetë Ilir Vrenozi.

Gjatë intervistës, Fishta komentoi edhe fenomenin e Mimoza Ahmeti dhe e krahasoi me suksesin e Luiz Ejlli, duke thënë se rekordet janë bërë për t’u thyer dhe çdo fenomen ka momentin e vet.

Në fund të intervistës, Seno Fishta dha një mesazh për të rinjtë:

“Qëndroni modestë, të thjeshtë dhe jepni energji pozitive, jo vetëm në televizion por edhe në jetën e përditshme.”/K.C/dritare.net