
Përputhen nën drejtimin e Bora Zemanit/ Nevina Shtylla ka një koment për të!
Dritare.net
Ditën e djeshme filloi transmetimin emisioni më i ri në Top Channel, “Përputhen”. Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë ai do të jetë i shkëputur nga formati i “ E diell” dhe do të vijë çdo ditë në ekran në orën 18:45.
Përveç formatit, emisioni vjen me një opinionist të ri, Arjan Konomi dhe me një prezantuese të re, Bora Zemani e cila është zgjedhur të moderojë emisionin, që sezonin që kaloi ishte nën drejtimin e Nevina Shtyllës.
E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, “Wake up”, Nevina ka folur për shumë gjëra, përfshirë edhe “Përputhen”.
Ajo u shpreh se emisionin “Përputhet” do të ngelet më i dashuri për të dhe se i uron shumë suksese Bora Zemanit në këtë projekt, madje ajo theksoi se është e bindur për suksesin e formatit të ri.
“Ne kemi thyer tabu vitin e kaluar, na kanë mbytur me kërkesa ndaj mendoj se do ta çojnë në drejtimin e duhur”, u shpreh Nevina.
Gjithashtu ajo foli edhe për projektin e saj më të ri, “KinoStar”, që do të vijë së shpejti. Në këtë projekt Nevina nuk vjen vetëm si prezantuese, por edhe si bashkëautore. Ai është një Reality Show që ka në qendër aktrimin dhe formati do të përfundojë me realizmin e një seriali televiziv që do të transmetohet në Top Channel. Për këtë format Nevina u shpreh shumë entuziaste, dhe u tregoi se nuk do të jetë më vajza e brishtë dhe këtë e kuptojmë më së miri nga fotot e para që ajo ka ndarë nga projekti.
Ndërsa emisioni “Përputhen” ka nisur rrugëtimin e tij pa Nevinën dhe Olti Currin, katër vajza të reja konkurrente u prezantuan për publikun.
Konkurrentja e parë që u prezantua ishte Shqipja, një vajzë që ka lindur në Zvicër, por jeton në Tiranë dhe ka një pasion të jashtëzakonshëm për fitnessin dhe punon si edukatore.
Vajza e dytë që u prezantua ishte Tea, një vajzë nga Lushnja. Ajo ka përfunduar studimet Në Fakultetin e Drejtësisë dhe në kohën e lirë merret me pikturën.
Vajza e radhës ishte Ana, e cila është një sipërmarrëse në Tiranë. Ajo pritet të jetë “Bomba” e Përputhen dhe kjo u pa që nga kërcimi surprizë që bëri në studio.
Ndërsa konkurrentja e fundit ishte Fjorela e cila ka një pasion të madh për televizionin.
Ajo merret me modeling dhe ka qenë pjesë e shumë videoklipeve. Ndërsa në puntantën e sotme, në studio do të vijnë edhe djemtë, të cilët do të bëjnë të pamundurën për të vjedhur zemrat e vajzave./R.P.dritare.net

















