Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Parashqevi Simaku prek me rrëfimin për djalin: Luke, biri im më dhemb çdo ditë kur nuk të kam pranë

Parashqevi Simaku prek me rrëfimin për djalin: Luke, biri im më

Artistja e njohur Parashqevi Simaku ka prekur ndjekësit me një rrëfim për djalin e saj, Luke. Në Facebook, ajo ka shprehur mallin dhe dhimbjen që ndjen për largësinë nga i biri, me të cilin nuk është takuar prej shumë kohësh.

“Luke, biri im… më dhemb çdo ditë kur nuk të kam pranë. Kanë kaluar 11 muaj që nuk të kam parë, dhe kjo erdhi pas gati një dekade që nuk e kemi parë njëri-tjetrin. Çdo ditë pa ty është një plagë që nuk shërohet. Rrethanat na ndanë, jo dashuria.” – shkruan ajo.

Simaku tregon se edhe pse kanë komunikuar disa herë në telefon, fjalët e të birit i janë dukur të ftohta, por për të çdo fjalë ka pasur peshën e një bote të tërë.

“Nuk të mbaj inat, as nuk të gjykoj. Vetëm të dua, në heshtje, siç di ta dojë një nënë. Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote, Luke — ajo që të pret, që të fal, dhe që s’pushon kurrë së dashuruari.”

Në fund, këngëtarja e mirënjohur jep edhe një mesazh të thellë për të gjithë prindërit dhe fëmijët: “Mos harro, biri im, një ditë edhe ti do të bëhesh prind. Atëherë do ta kuptosh se çfarë ndjen një nënë, se sa shumë do të kalonte oqeane dhe vite të tëra vetëm që fëmija i saj të ishte i lumtur.”

Postimi ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë reaguar me komente mbështetjeje dhe emocione për dhimbjen e një nëne që pret me shpresë takimin me të birin./dritare.net