
Eduart Grishaj: Bukuritë e Thethit, vetëm Arbana Osmani i konkurron!
E Diel 5 Korrik 2020, 19:07
Dritare.net
Këtë fundjavë, çifti i njohur Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani, po e kalojnë të ndarë.
Arbana ka zgjedhur të pushojë në jug të vendit, së bashku me djalin e saj Jon.
Nga ana tjetër, Eduarti ka zgjedhur të kalojë disa ditë aventuriere në veri, me biçikletë, së bashku me miqtë.
Ndërsa sot ndodhej në Theth, ai ka postuar në Instagram disa pamje mahnitëse dhe shkruan se bukuritë e tyre vetëm Arbana Osmani mund t’i konkurrojë.
“Vetëm t’i i konkurron këto vende kaq të bukura, Arbana Osmani”, shkruan ai.
Si duket çifti ndjen mall për njëri-tjerin, teksa ndodhen larg, sepse dhe Arbana ka postuar mbrëmë një foto të hënës ku shkruante: “Më mungon, Eduart Grishaj"./E.B-dritare.net

















