
Aurela Gaçe: Me fshinë nga Festivali me shumë dashuri!
Dritare.net
Në natën e tretë e tretë të Festivalit të Këngës në RTSH, që i kushtohej këngëve më të famshme ndër vite në Festival, mungoi Aurel Gaçe. Ndër vite pjesëmarrëse me këngë që kanë bërë bujë dhe kanë mbetur në memorien e shqiptarëve, njëkohësisht edhe pjesmarrëse në Eurovizion duke përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2011.
Sigurisht që mungesa e saj, u vu re. Së pari ishte Aulona Musta që shkroi në rrjetet sociale për mungesën e Gaçes në Festival.
“Moj Aurela, prita deri tani që të të shikoja dhe dëgjoja ty në festival. Këngët e tua janë himne të Festivalit të Fundvitit! Aurela, pse ma bëre këtë,” shkroi Aulona Musta.
Në përgjigje të saj këngëtarja tha mungesa e saj në Festival ishte për shkak të pamundësisë për të qenë pjesë, ndërsa ftesa i ishte bërë. Ajo që Aurela Gaçe e thekson, është mungesa e këngëve të saj ndër vite në Festival, në promon.
“Hmm, në siglat promovuese të Festivalit, asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë se këto këngë janë…pse asnjë prej këngëve, për 3 sekonda, nuk ishte pjesë e promos? Në fakt, ftesa ishte për të marrë pjesë. Fakti që nuk munda të jem në skenë, mbase bëri që të më fshijnë edhe nga videot promovuese. Më thanë që më duan, por në momentin që unë s’kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia. Me shumë dashuri”, shkruan Gaçe./L.F-dritare.net

















