Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shfrytëzonte një femër për prostitucion, arrestohet trafikanti me Ferrari dhe Porsche

Shfrytëzonte një femër për prostitucion, arrestohet
Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-­vjeçar të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër shtetas.

I arrestuari është Dario Prifti, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, ndërsa në kërkim është shtetasi, F. Ll..

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, shtetasen R.L..

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Dario Prifti në Fushë Mamurras u sekuestruan një automjet tip Ferrari F 430, pa targa e dyshuar e vjedhur jashtë shtetit dhe e trafikuar në Shqipëri si dhe një Porsche Cayene me targë AA 663 NT (gjatë kontrollit të mjetit u konstatuan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva).

14647393_10154458778973260_621785717_o

Gjithashtu, në banesën e Priftit u gjetën 3 kamera filmike dhe 1 aparat fotografik të dyshuar të vjedhura, 1 dylbi si dhe dylbi arme zjarri snajper.