
Urimi i veçantë i Marta Kos për Ramën pas fitores në zgjedhje!
Dritare.net
Politikania dhe diplomatja sllovene, Marta Kos, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për suksesin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit lokale. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kos vlerësoi angazhimin e Ramës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin europian të Shqipërisë.
“Urime Edi Rama për besimin e ripërtërirë që qytetarët shqiptarë treguan në vizionin tuaj për të ardhmen. Bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva europiane janë më të rëndësishme se kurrë.", shkroi Kos.
Marta Kos, ish-ambasadore e Sllovenisë në Gjermani dhe një figurë e njohur në politikën evropiane, ka qenë një mbështetëse e qartë e proceseve të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ajo ka theksuar shpesh rëndësinë e stabilitetit politik dhe reformave demokratike në rajon.
Urimi i saj vjen në një moment kur Shqipëria përgatitet për hapa të mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që fitoret elektorale të Partisë Socialiste shihet si një sinjal për vazhdimësinë e reformave të nisura./K.C/dritare.net

















