
Në një intervistë të fundit në emisionin "The Dalina Show", influencerja Hatixhe Braka, e njohur si Hati, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh. Ajo ndau me publikun detaje të jetës së saj personale. Hati theksoi se vendimi për t'u ndarë ishte i vështirë, por i nevojshëm për mirëqenien e saj emocionale dhe për të ecur përpara në jetë.
“Pas vështirësisë vjen lehtësimi dhe zoti nuk të sprovon më shumë seç ti mund të mbash.”
Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati rrefeu se familja e kishte mbështetur në këtë vendim.
“Vendimi ka qenë i imi, edhe familja do lumturinë time dhe përderisa shohin që unë jam e qetë, jam e lumtur dhe ato janë të lumtur,” u shpreh ajo.
“Jam në shërim e sipër unë jam e re dhe jeta vazhdon”- u shpreh Hati/E.P-dritare.net

















