Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Vota e diasporës, një faqe e re në historinë demokratike të Shqipërisë!

Rama: Vota e diasporës, një faqe e re në historinë

Në fjalimin e fitores të mbajtur sot në mbrëmje në Sheshin Skënderbej, kryeministri Edi Rama e cilësoi votën e diasporës si një arritje historike dhe një ushtrim të parë demokratik për shqiptarët jashtë vendit. Ai falënderoi veçanërisht emigrantët që morën pjesë në zgjedhje, duke theksuar se vota e tyre përforcoi mbështetjen për Partinë Socialiste dhe për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se pjesëmarrja e diasporës tregoi se shqiptarët jashtë vendit ndajnë të njëjtat aspirata me shumicën e votuesve brenda vendit për një Shqipëri evropiane.

"Ndjesë sepse realisht është e pamundur të arrij të them me gojë gjithçka që ndjej e mendoj prej orësh të gjata përballë një arritjeje të tillë , e cila është historike jo thjesht për përmasën e PSpor për momentin historik kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë. S’ka fjalë të mjaftueshme për të falenderuar dhjetëra e mijëra gra e burrat, vajzat e djemtë të familjes tonë politike që 4 vjet me radhë shtruan me përpjekje durim e displinë dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim edhe në çdo drejtim jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarët rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme. Faleminderit aq herë, faleminderit sa çfarë janë anëtarë dhe anëtare të familjes tonë politike që e bënë si duhet pjesën e tyre për këtë fitore. Aq herë faleminderit sa çdo mbështetës i P, që dha votën e vet për këtë fitore dhe sa çdo zgjedhës që erdhi këtë herë me votën e tij drejt nesh edhe pse mund të mos jetë tradicionalisht me ne. Një falenderim krejt të veçantë dua ta bëj për shqiptarët e Greqisë, Italisë, SHBA e kudo tjetër, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës. Ka qenë ushtrim i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një nga më të lartët nga votimet e diasporës në Evropë.", u shpreh Rama.


Aktualisht, procesi i numërimit të votave të diasporës është ende në vazhdim, me rreth 40% të zarfeve të numëruara. Partia Socialiste kryeson me rreth 53.97% të votave të deritanishme, duke reflektuar një mbështetje të fortë nga shqiptarët jashtë vendit. /K.C/dritare.net